Transmetuar më 30-05-2020, 09:42

Aktorja e njohur Julia Roberts, është fotografuar në Malibu, California, duke bërë pazar me një maskë anti-Covid 19, e cila mbante fytyrën e ish-Presidentit amerikan, Barack Obama.

Me flokët e mbledhura, syzet vendosur dhe një veshje rastësore, ajo u pa përgjatë

Malibu Country Mart, qendra më e madhe tregtare në Malibu.

Aktorja është një prej personazheve më të afërta pranë fondacionit ‘Obama Foundation’.

Në muajin dhjetor, Roberts u bashkua me Michelle Obamën, në një udhëtim mes Vietnamit dhe Malajzi, tur i cili kishte në fokus emanciponim e femrave.

Jo vetëm kaq, por Julia nuk ka humbur asnjëherë mundësinë, për të shfaqur orientimin e saj politik, madje në vitin 2016, doli hapur në mbështetje të Hillary Clinton, kundër Presidentit aktual Donald Trump.

Devotshmërinë e saj si demokrate e bën edhe në këtë periudhë, me maska që mbajnë fytyrën e Obamës. /a.y/noa.al