Transmetuar më 30-05-2020, 10:05

Konfirmohen dy persona të tjerë pozitiv me koronavirus në orët e fundit në Mat.

Mësohet se nga testimet e kryera kanë rezultuar dy të prekur, duke e çuar në 8 numrin e të infektuarve me Covid-19 në Mat.

Të prekurit janë pjesë e së njëjtës familje, nga e cila një ditë më parë u konfirmuan gjashtë raste të reja.

Bëhet fjalë për persona në njësinë administrative Rukaj, kontakte të një të moshuare e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë dhe që është shtruar në spitalin Infektiv. /a.y/noa.al