Transmetuar më 30-05-2020, 10:30

Dylli i veshit, mund të jetë në tregues dhe orientues shumë i mirë, për gjendjen e shëndetit tuaj, ndaj bëni mirë që ti hidhni një sy.

I verdhë, i lagësht dhe ngjitës– Ky lloj dylli është i zakonshëm tek të rriturit. Trajta e lagësht dhe e ngjitshme, ndihmon për të mos lejuar kanalin e dëgjimit që të thahet.

Dylli në ngjyrë gri- Mund të duket e pazakontë, por kjo lloj ngjyre në tampon nuk duhet të shqetësoheni. Kjo ngjyrë, është rezultat i procesit natyral të pastrimit të veshit.

E verdhë e zbehtë– Kjo është ngjyrë e zakonshme tek fëmijët. Fëmijët priren që të prodhojnë më shumë dyll se të rriturit, por ky prodhim zvogëlohet gradualisht duke u rritur.

I errët dhe ngjitës– Dylli i errët, tregon se trupi po djersin më shumë se normalja. Kjo gjë flet edhe për një aromë të rëndë të trupit.

Ngjyrë e errët dhe trajtë e dendur– Është tregues se stresi mund ta shtyjë trupin tonë që të prodhojë më shumë dyll. Edhe djersitja e tepërt mund të shkaktojë këtë ngjyrë dhe trajtë, gjë që mund të çojë në bllokim të përkohshëm të veshëve. /a.y/noa.al