Koronavirusi i merr jetën futbollistit të parë profesionist
Transmetuar më 30-05-2020, 10:45

Koronavirusi i merr jetën futbollistit të parë profesionist në Bolivi.

Teksa shumë shtete po lejojnë ndeshjet e futbollit, vjen lajmi se Deibert Roman Guzman u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare si pasojë e virusit të rrezikshëm.

I riu luante si mbrojtës për ekipin e Beni, i cili debuton në Copa Simón Bolívar, e njohur si kategoria e dytë.

Një tragjedi e cila tronditi futbollin në Amerikën e Jugut, edhe pse brenda pak ditësh gjetën vdekjen babai dhe xhaxhai i trajnerit të tij.

Në të treja rastet, infeksionet më mushkëri u përkeqësua me shpejtësi të madhe. /a.y/noa.al

Loading...