Transmetuar më 30-05-2020, 12:56

Mposht koronavirusin në moshën 103-vjeçare dhe gjëja e parë që kërkon pas shërimit, është një birrë e ftohtë.

E moshuara Jennie Stejna, prej moshës së saj të avancuar cilësohej mjaft e rrezikuar nga Covid-19, por i befasoi mjekët duke e mposhtur virusin.

Gjysha e lindur në Poloni, por prej vitesh me banim në Massachusetts, SHBA, e mori virusin në shtëpinë e kurimit ku ndodhej.

Por pas tre muajsh trajtim, e moshuara nisi që të ndihej mirë dhe më në fund tamponi doli negativ, duke rezultuar e shëruar. Një mrekulli e vërtetë për mjekët, të cilët i lejuan familjarët që ta takonin.

Kur i takoi, Jennie iu kërkoi një birrë të ftohtë, të cilin askush nuk mund t’ia mohonte.

Më poshtë gjeni pamjet kur shijon birrën, teksa thotë, “Është e ftohtë”. /a.y/noa.al