Transmetuar më 30-05-2020, 13:50
Rrobat e marokenit te mbytur

Gjendet trupi i pajetë, i personit i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin Buna, në Shkodër, teksa hyri për tu larë.

Pas kërkimeve intensive, mesditën e kësaj të shtune, polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të marokenit Rachid Muhamed.

Trupi i tij është gjetur në afërsi të fshatit Dragjat, në Dajç, pas afro 24 orësh kërkime.

35-vjeçari ishte bashkë me një shokun e tij kur hyri për tu larë në lumë dhe ishte ky i fundit që njoftoi policinë. /a.y/noa.al

Mbytet një person në Bunë, të paqarta shkaqet