Transmetuar më 30-05-2020, 15:21

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj.

36-vjeçari Sh. Dh., banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës A.H.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i makinës/a.y/noa.al