Transmetuar më 30-05-2020, 15:32

Një grup majmunësh të llojit shimje, sulmuan një teknik laboratori, i cili po transportonte kampionët e gjakut të testeve për Covid-19, të pacientëve lokalë me në Meerut Medical College, të Indisë.

Majmunët të cilët hynë në laborator, arritën që të merrnin kampionët e gjakut të tre pacientëve me koronavirus.

Pak më vonë, njëri nga majmunët, u gjet në një pemë duke gëlltitur kampionin e gjakut.

Ndonëse kërcënimi i majmunëve në zonën indiane është një fenomen i njohur, banorët i druhen një përhapje të infeksionit të koronavirusit nëpërmjet shimjeve.

Ky nuk është një rast i izoluar, pasi majmunët e llojit Rhesus, cilësohen tejet inteligjent dhe janë kthyer në një problem të vërtetë për zonat rurale të Indisë. /a.y/noa.al