Transmetuar më 30-05-2020, 16:30

Të tjera detaje të rënda dalin në dritë nga ngjarja në Tiranë, ku një 65-vjeçar dhe 3 të rinj kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.

Mësohet se 65-vjeçari me inicialet A.D., jetonte në njëjtën lagje me 15-vjeçaren dhe për një kohë të gjatë e përndiqte duke i thënë se do t’i shkruante në muret e lagjes emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me te.

“Je kur*ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës.

Kjo e fundit, nën presion dhe kërcënimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar.

Filmimin ua ka dhënë dhe 3 personave të tjerë, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, në po të njëjtën lagje, të cilët abuzuan seksualisht me te miturën pasi e shantazhonin me publikimin e videos.

Muret e lyera për të fshirë emrin e vajzës së abuzuar seksualisht