Transmetuar më 30-05-2020, 21:42

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e 2 vajzave të reja ka ndodhur në Itali.

Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeç, Claudia Marioli dhe Giulia Vangelisti humbën jetën në aksidentin rrugor gjatë natës së kaluar në autostradë, në Brescia.

Vajzat ishin së bashku në një “Opel Corsa” dhe po udhëtonin drejt jugut, kur për arsye ende të paqarta u përplasën me një “Audi” me pesë shqiptarë në bord, që po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Në makinën tjetër mbetën të plagosur të 5 personat, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Në mjetin “Audi” ishin pesë punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar punën dhe po ktheheshin në shtëpi./noa.al/