Transmetuar më 30-05-2020, 23:36

Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën e Dibrës, pranë hyrjes së QSUT-së.

Shpërthimi ka dëmtuar hotel Viktoria, pronë e familjes së Ervin Matës, si dhe lokalin në pronësi të shtetasit Klevis Gozhita. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.

Nuk raportohen të lënduar nga ngjarja, ndërkohë që zhurma ka qenë e fuqishme dhe ka shkaktua panik tek banorët e zonës.

Policia tha zyrtarisht se sonte "më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por dëme materiale tek të dy objektet./noa.al/