Transmetuar më 31-05-2020, 00:34

Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeç, Claudia Marioli dhe Giulia Vangelisti humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një aksident rrugor gjatë natës së kaluar në autostradën 42 që lidh Esinen me Darfo Boario Terme në Brescia të Italisë. Në aksident janë përfshirë dhe disa shqiptarë, mes të cilëve një i plagosur rëndë.

Të dyja viktimat ishin së bashku në një “Opel Corsa” dhe po udhëtonin drejt jugut, kur për arsye ende të paqarta u përplasën me një “Audi” me pesë persona në bord që po udhëtonte në drejtim të kundërt, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Në mjetin “Audi” ishin pesë punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po ktheheshin në shtëpi. Katër prej tyre mësohet se janë të moshës midis 30 dhe 40 vjeç. Raportohet se një nga shqiptarët, 38 vjeç ka marrë plagë serioze dhe ndodhet në spital.