Transmetuar më 31-05-2020, 01:22

Një djalë i mitur, vetëm 17-vjeçar, Jaup Begotaraj, banues në Radhimë, ka humbur jetën pasditen e të shtunës në Vlorë.

Ngjarja tragjike ndodhi në një kantier ndërtimi, ku adoleshenti dyshohet se është goditur aks identalisht nga një skrep. Fillimisht u tha se i mituri punonte në këtë kantier, por mësohet se djali ishte rastësisht aty dhe vdiq dhimbshëm, në moshën më të bukur.

Gjithçka ndodhi në orën 16.20 më zonën e njohur si Kalaja në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku 17-vjeçari është goditur nga skrepi, pasi nuk është parë nga drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale B.Ç., 29 vjeç. Në fotogaleri dhe video më poshtë shikoni pamjet.

Mendohet se i mituri ka shkuar pikërisht për të takuar 29-vjeçarin, por nuk është parë nga ky i fundit dhe e ka goditur atë aksidentalisht duke i marrë jetën.

Në zonën e njohur si ‘Kalaja’, ku skrepi po gërmonte për të hapur kodrën, do të ndërtohej një parkim.

Policia tha se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, po merren në pyetje për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të miturit.