Transmetuar më 31-05-2020, 16:25

Dikur ajo blinte veshje të përmasës XXXL dhe merrte mbi 5 mijë kalori në ditë.

Pesha e saj ishte mbi 135 kg, por tashmë peshon më pak se 70 kg.

22-vjeçarja Dominique Montgomery, nga Los Angelos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se dieta e saj e gabuar ushqimore, e tej mbushur me yndyrë, nuk e lejonin që të binte nga pesha pavarësisht disa përpjekjeve sporadike për të ndryshuar regjim me kalimin e kohës.

Pasi përfundoi studimet për fiziologji, ajo tregon se kishte shkuar në det bashkë me disa miq, ku për paksa nuk u mbyt.

“Po lahesha me disa miq, kur papritur filluan dallgët e fuqishme, të gjithë të tjerët arritën të dilnin në breg, ndërsa unë e kisha fizikisht të pamundur që t’ia dilja. Pavarësisht disa përpjekjeve për të më ndihmuar, gjithçka dukej e kotë sepse asnjëri nuk mund të më ngrinte”, ka treguar ajo duke vënë në dukje se ky ishte edhe momenti që ajo vendosi se duhet të bënte diçka për veten e saj.

Ajo ka treguar se pas rënies në peshë me forcat e saj, trupi i ndryshoi dhe lëkura i ra.

Për këtë arsye, 22-vjeçarja ka paguar 15 mijë dollarë për një operacion që të kishte trupin që ajo dëshironte.

Ndryshimin e saj mund ta kuptoni në fotografitë e mëposhtme./noa.al/