Transmetuar më 01-06-2020, 11:17

Aktualisht në vendin tonë janë 233 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 147; Durrës 28; Krujë 17; Shkodër 10; Kamëz 10; Mat 9; Lushnje 6; Berat 2; Fier 2; Korçë 1 dhe Librazhd 1.

Ndërkohë nga 102 testime të kryera tek persona të dyshuar me koronavirus në 24 orët e fundit, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.

Prej tyre katër në Tiranë, njëri personel shëndetësor, një në Durrës dhe një në Mat.

Të infektuarit e rinj, janë kontakte të rasteve të mëparshme, por ka edhe raste të reja.

Aktualisht po trajtohen 28 të shtruar në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. /a.y/noa.al