Transmetuar më 01-06-2020, 21:10
Mike Ryan

“Koronavirusi është ende një virus vrasës. Çdo ditë vdesin me mijëra njerëz prej tij. Nuk besoj se është rasti që të themi se është bërë më pak patogjen, por jemi ne tani që dimë ta luftojmë më mirë.”

Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga Mike Ryan, kreu i programit për emergjencat shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndëtësisë, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Ai nënvizoi se virusi nuk vret këdo që prek dhe këtë e kanë treguar tek fëmijët, duke shtuar se për shkak se është shumë ngjitës, duhet kujdes.

“Kemi mësuar tashmë si të reduktojmë transmetimin dhe po studiojmë nëse intensiteti i ekspozimit ndaj virusit, si në rastin e punonjësve të shëndetësisë, mund të luajë rol në ashpërsinë e sëmundjes”, u shpreh Ryan. /a.y/noa.al