Transmetuar më 01-06-2020, 22:27

Ndërron jetë 88-vjeçari në spitalin infektiv, ministria e Shëndetësisë thotë se i ndjeri ishte prekur nga covid-19

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimptomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.