Katër pacientë në gjendje të rëndë, mes të infektuarve të fundit një futbollist dhe 6 mjekë
Transmetuar më 02-06-2020, 11:11

Aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 27 të prekur me koronavirus. Prej tyre katër ndodhen në gjendje më të rëndë, në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nga 243 testime të kryera, u konfirmuan 21 persona të infektuar.

Nga rastet e reja përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër nga një rast të prekur me Covid-19.

Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.

Ndërkohë rasti i Mallakastrës, është një futbollist i ekipit të Bylisit.

Aktualisht janë 240 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si Tiranë 157; Durrës 20; Krujë 20; Kamëz 11; Shkodër 10; Mat 9; Lushnje 6; Berat 2; Fier 2; Korçë 1; Librazhd 1 dhe Mallakastër 1. /a.y/noa.al

Loading...