Transmetuar më 02-06-2020, 12:23

Kryeministri Edi Rama thotë se sfida më e madhe për koronavirusin, është sektori ekonomik. Nga konferenca e sotme për mediat, nga spitali i ri Covid i inauguruar, kreu i qeverisë u shpreh krenar për përballimin e situatës.

“E përballuam me modestinë e vetëdijes që kemi kufizime dhe duhet të marrim masa më të shpejta dhe më ekstreme. Sot do ishim duke vajtuar dhe nuk do ishim duke u ankuar pse e bëmë. Bilanci është pozitiv. Mbetet sfida e madhe e pasojave që kjo luftë ka lënë në ekonominë e familjeve dhe atë kombëtare. Ne do i adresojmë këto pasoja, përtej çfarë thuhet. Do të arrijmë të rezistojmë mirë, deri në fundin e këtij 4-mujori të dytë të këtij viti”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se në katër mujorin e tretë synohet rikthimi në parametrat dhe marrja e vrullit për vitin 2021.

Lidhur me hapjen e kufijve, i vetmi që mbetet me kushte është ai me Malin e Zi, ndërsa për Kosovën tha se situata po normalizohet.

“Kufijtë ajrorë ne mund ti hapim, por puna është a na i hapin të tjerët. Debati është i madh brenda Bashkimit Europian. Për shembull nëse Gjermania dhe Franca nuk hapen me Italinë, atëherë këto dy shtetet të mbyllin kufijtë ty. Në kufi nuk do të bëjmë as tampona dhe as detyrime për vetëkarantinim të atyre që vijnë”, deklaroi Kryeministri.

Sipas tij, të bësh tampona radhë nuk bëhet, pasi shkohet në bazë gjurmimesh.

“Ti hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte në prita për t’i tamponuar?! Ti mund ta bësh sot, mund ta kesh, por nuk të del dhe nesër të shfaqet”, tha Rama./a.y/noa.al

Spitali i ri Covid, Rama: Virusi nuk ka ikur! S’dimë ç’do sjellë fluksi i turistëve, duhet të jemi gati