Transmetuar më 02-06-2020, 15:31

Kishte frikë se mos humbte punën dhe për këtë arsye një 21-vjeçar italian nga Bari, pozitiv me koronavirus, por asimptomatik, shkoi për të punuar në një restorant në lagjen “Liberta”.

Kur u zbulua, ai u justifikua duke thënë se kishte frikë se mos humbte punën dhe se kishte nevojë urgjente për të.

I riu u denoncua për shkelje të karantinës, dhe rasti i tij po hetohet nga prokurori Marcello Quercia.

Siç raporton La Repubblica, i riu rezultoi pozitiv në 29 maj, por se ndonëse iu kërkua të karantinohej bashkë me nëntë familjarët të tjerë, nuk e zbatoi.

Të dielën ai u zbulua duke punuar në restorant, pasi as pronari i tij dhe as kolegët nuk kishin dijeni se ishte prekur me Covid-19.

Teksa bashkëpunëtorët e tij ju nënshtruan tamponit, u bë mbyllja e përkohshme e restorantit. /a.y/noa.al