Transmetuar më 02-06-2020, 19:24

Shtëpia ku ka jetuar Adolf Hitleri do të shndërrohet në stacion policie.

Qeveria gjermane ka blerë tashmë ndërtesën, mbi bazën e një urdhri detyrues që në vitin 2016.

Pritet që godina të transformohet në muajin nëntor të këtij viti, ku punimet do të kryhen nga një firmë austriake.

“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv”, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Ndërkohë, puna pritet që të përfundojë në 2023-shin, dhe projekti do të kushtojë rreth 5 milionë euro. /k.k/noa.al/