Transmetuar më 02-06-2020, 22:29

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë në Taivan.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një veturë Tesla Model 3, godet me të gjithë forcën një kamion të rrëzuar në rrugë.

Sipas raportimeve shoferi i Teslas as që e kishte parë kamionin e rrëzuar nga era pasi kishte aktivizuar opsionin Autopilot për asistencën e shoferit.

Në pamje shihet prej tymit të dalë prej gomave të saj që sistemi i frenimit ishte aktivizuar vetëm në momentin e fundit.

Imazhet e mëpasshme tregojnë sesi Tesla ka shpuar përmes çatisë së kamionit, por raportimet thonë se asnjë nga shoferët nuk është lënduar.

Më poshtë keni videon e aksidentit:/noa.al/