Transmetuar më 02-06-2020, 22:52

Një studente është zhveshur dhe ka qëndruar me të brendshme gjatë kohës që po prezantonte temën e saj të diplomimit.

E gjitha kjo ndodhi si shenjë proteste ndaj komenteve të profesorit, i cili e ironizoi në lidhje me minifundin, që sipas tij ishte shumë i shkurtër.

Letitia Chai, e sapodiplomuar në Universitetin e Cornell në Ithaca të New York-ut, u filmua nga miqtë e saj dhe u transmetua live në “Facebook” gjatë momentit të zhveshjes.

Letitia pretendon se këtë veprim e bëri “kundër besimeve shtypëse ndaj femrave dhe diskriminimit”.

Ajo shkroi në postimin që bëri në Facebook:

Nuk dija si të vazhdoja, prandaj u zhvesha për t’u përgjigjur”.