Transmetuar më 03-06-2020, 10:11

Vala e të nxehtit që po shënohet në Indi, mund të vrasë më shumë njerëz se koronavirusi.

Ky fakt u bë me dije nga Universiteti i Shëndetit Publik në Indi.

Kjo për shkak se temperaturat kanë pësuar një rritje deri në 50 gradë, në qytetin e

Churu, të Rajasthan.

Në New Delhi, temperaturat kanë shkuar në 47.6 gradë për muajin maj, duke shënuar rekord që nuk është parë prej 18 vitesh.

Doktori Dileep Mavalankar, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, thotë se “Po shënohet një numër i lartë vdekjesh. Vdekshmëria nga i nxehti mund të shkaktojë më shumë raste se koronavirusi”.

Në vitin 2015 në Indi u shënua rekord viktimash nga i nxehti, prej 3500 personash.

Në këtë shtet qysh nga nisja e pandemisë së Covid-19, janë shënuar 5.833 viktima dhe 208.252. /a.y/noa.al