Transmetuar më 03-06-2020, 10:44

Nga 297 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 20 persona pozitiv.

Prej tyre 15 në Tiranë, 2 në Krujë, dy në Durrës dhe një në Kamëz.

Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 172; Krujë 22; Durrës 15; Kamëz 12; Shkodër 10; Mat 9; Lushnje 6; Berat 2; Fier 2; Korçë 1; Librazhd 1 dhe Mallakastër 1.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.  Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”.

COVID-19 – Statistika 3 Qershor 2020

Testime totale 16817

Testime molekulare 15365

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1184

Raste të shëruara 898

Raste Aktive 253

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)