Transmetuar më 03-06-2020, 11:11

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 pacientë të prekur me koronavirus.

Prej tyre, 5 janë në terapi intensive, nga të cilët është i intubuar.

Me këto shifra, rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 172; Krujë 22; Durrës 15; Kamëz 12; Shkodër 10; Mat 9; Lushnje 6; Berat 2; Fier 2; Korçë 1; Librazhd 1 dhe Mallakastër 1.

Ndërkohë Nga 297 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 20 persona pozitiv. Prej tyre 15 në Tiranë, 2 në Krujë, dy në Durrës dhe një në Kamëz.

Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste. /a.y/noa.al