Transmetuar më 03-06-2020, 20:48

Ekipi i futbollit Tirana, mundi sot me rezultatin 3-1 ekipin e Bylis në stadiumin "Adush Muça, në një ndeshje pa tifozë.

Pjesa e parë përfundoi me dy gola që shënoi Tirana. Edhe në pjesën e dytë u shënuan 2 gola, por të ndarë mes dy ekipeve.

Në lojë mungoi Eridon Qardaku pasi një ditë më parë ai rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ndonëse me peripeci të shumta, të cilat nuk munguan as një orë para ndeshjes, ku inspektorë të Shëndetit Publik të Ballshit kërkuan të mos luhet sfida mes Bylisit dhe Tiranë, gjithçka vijoi sipas planit dhe vëmendja kaloi e gjitha në fushat e blerta.

Në “Adush Muça” të Ballshit, Tirana e nisi në mënyrën e duhur dhe arriti të marrë një fitore me rezultatin 1-3 dhe të vrapojë drejt titullit kampion, duke qenë se vijon të qëndrojë në krye të renditjes, me plot 9 pikë më tepër se Kukësit ndjekës.

Bardheblutë zhbllokuan sfidën me anë të Cobbinah, që u shkëput bukur në zonë dhe stopoi e gjuajti në mënyrë perfekte, duke dërguar sferën në rrjetë, ndërsa pak minuta më vonë ishte Batha që dyfishoi shifrat me anë të një penalltie të ekzekutuar saktë.

Në pjesën e dytë Bylisi provoi të rihapë takimin, pasi shënoi me anë të mesfushorit Peposhi, por vetëm pak minuta më vonë ishte kapiteni Gentian Muça që shtyu topin në rrjetë për herë të tretë dhe vulosi suksesin e bardhebluve.

Pasditen e sotme u zhvilluan 4 nga 5 ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë Superiore, ndërsa gjithçka do të mbyllet me përballjen Partizani-Skënderbeu në mbrëmje.

Një përmbledhje të ndeshjes Bylis-Tirana e shihni në videon e mëposhtme.

Bylis – Tirana (Përmbledhje)

Publiée par DigitAlb sur Mercredi 3 juin 2020