Vuajti jo pak edhe Vllaznia në Vlorë përballë Flamurtarit, por ia doli të marrë një fitore 1-3 dhe të largohet momentalisht nga vendi i tetë i renditjes, që përkthehet në Play Out për të siguruar mbijetesën.
Pasa një pjese të parë pa gola, shkodranët zhbllokuan sfidën me anë të kapitenit Gilman Lika, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa më vonë ishin Silvio Junior dhe sërish Lika, që vulosën suksesin.
Nga ana tjetër vlonjatët u shfaqën të dorëzuar dhe me një këmbë në Kategorinë e parë, ndërsa golin e nderit e shënuan vetëm në sekondat e fundit të sfidës.
Skeda
FT: FC Flamurtari 1-3 KF Vllaznia
⚽️ Lika 70′ 90+2′ ⚽️ Junior 75′
Vllaznia mori kështu 3 pike teper te rendesishme ne Vlore duke u larguar nga zona e play-out. Ndeshja e radhes eshte perballe KF Laçit diten e Diele (7 Qershor).
Në videon e mëposhtme shihni momentet kryesore të ndeshjes.
Flamurtari – Vllaznia (përmbledhje)
Publiée par DigitAlb sur Mercredi 3 juin 2020