Transmetuar më 03-06-2020, 22:24

Prej disa ditësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta të fuqishme pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd.

Një grabitës ka humbur jetën, pas një shpërthimi të një bankomati në Filadelfia.

Policët besojnë se ai ishte pjesë e një rrjeti të kordinuar, që sulmuan 30 makineri bankomati në të gjithë qytetin, në vetëm dy ditë.

Policia thotë se 24-vjeçari vdiq në orët e para të mëngjesit të së martës, disa orë pasi vuri eksplozif në bankomat dhe aksidentalisht shpërtheu kur ai ishte aty.

Ai po përpiqej që ta hapte makinerinë me eksploziv, ndërkohë që eksplozivi i ra në tokë dhe shpërtheu, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, djegie të shkallës së tretë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi dot.