Transmetuar më 09-06-2020, 08:39

Futbollisti i ekipit të Bylisit, Eridon Qardaku, ishte i pari që rezultoi pozitiv me koronavirus në Shqipëri.

Pikërisht infektimi i lojtarit shkodran, bëri që të vihej në pikëpyetje ecuria e kampionatit.

Mirëpo ekipi i Bylisit jep lajmin e mirë, pasi nga tamponi i dytë Qardaku, ka rezultuar negativ.

“Lojtari ynë Eridon Qardaku ka kryer sot (dje) tamponin e dytë dhe ka rezultuar negativ. Në fakt pritej pasi edhe përgjigja pas tamponit të parë ka qenë negative! Rikthimi i tij me grupin sigurisht që shton organikën dhe rrit cilësinë në skuadrën tonë në prag të sfidave të radhës!”, njofton ekipi i Bylis. /a.y/noa.al

Lojtari i Bylis me koronavirus, dalin përgjigjet e testeve për skuadrën e tij