Transmetuar më 13-06-2020, 20:59

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar sot me dy nga zyrtarët  më të lartë të Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta u shpreh nga ana e tij, "kënaqësi të kisha sot një takim të përzemërt me Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla)".

Gjithashtu Presidenti Meta shprehu vlerësimin se në shtetin fqinj fatin e vendit po e marrin të rinjtë.

"I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës", theksoi në mesazhin e tij kreu i shtetit shqiptar.

/NOA.al