Transmetuar më 14-06-2020, 21:44

Ish-futbollisti i Kombëtares dhe trajneri i njohur, Klodian Duro do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi gjykata ka vendosur që të mos ndryshojë masën e sigurisë për të.

Klodian Duro u arrestua në fundin e muajit mars nga policia e do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie, derisa të merret vendimi përfundimtar për çështjen e tij.

Ndaj Duros u ngrit kallëzim nga ish-bashkëshortja e tij, e cila e kishte akuzuar për dhunë dhe përndjekje.

Policia shkoi dhe gjeti futbollistin pranë banesës, në një periudhë kur edhe nuk lejohej një gjë e tillë për shkak të karantinimit si pasojë e koronavirusit dhe e vuri në pranga.

Më pas ai fitoi lirinë me kusht nga gjykata. Duro e apeloi nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjorë.

Pas ankimimit, Gjykata e Apelit ka dhënë së fundmi një vendim ndaj ish-lojtarit të përfaqësueses shqiptare, duke rrëzuar kërkesën e tij.

Duro do të mbetet në arrest shtëpie derisa të mësohet vendimi i gjykatës sa i përket çështjes gjyqësore që ka hapur ish-bashkëshortja e tij. Klodian Duro ka një vajzë me ish-bashkëshorten.

/NOA.al