Transmetuar më 14-06-2020, 23:14

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e tij Michelle Obama, kanë blerë një shtëpi me shtatë dhoma gjumi, në Massachusett të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimi i paguar për këtë pronë prej 29 hektarësh është 11,75 milion dollarë, tregojnë të dhënat publike.

Shtëpia kushtoi 3 milionë dollarë më pak se çmimi fillestar për pronën prej 7 000 metrash katrore.

Obama ka vite që është aktiv në këtë zonë, por ata nuk janë të vetmit politikanë që adhurojnë zonën bregdetare.

Familja Clinton ka kaluar disa kohë atje, po ashtu edhe senatori John Kerry bleu një shtëpi në vitin 2017.

Për më shumë shihni fotot e shtëpisë së çiftit Obama./noa.al/