Transmetuar më 15-06-2020, 17:52

E pabesueshme, por e vërtetë.

Dy ekuilibristë kanë shkuar deri në çmenduri për të thyre rekordin e ecjes me shkop, në një litar të gjatë.

Dhe këtë e bënë poshtë një vullkani që mund t’i përcëllonte.

28-vjeçari Alexander Schulz, nga Gjermania dhe 33-vjeçari Rafael Bridi, nga Brazili, kaluan përmes kraterit në vullkanin Yasur mbi ishullin Tanna në jugperëndim të Oqeanit Paqësor.

Vullkani është ndër më aktivët dhe mendohet se mund të shpërthejë nga çasti në çast.

Dyshja e vendosi rekordin më 15 prill, në mes të pandemisë. Ata ecën përgjatë një litari 260 metra të gjatë.

Thanë se llava, e cila arrin deri në 400 metra lartësi në këtë vullkan, rrezikonte të këpuste në çdo moment litarin ku po ecnin. /k.k/noa.al/