Transmetuar më 15-06-2020, 18:36

UEFA ka vendosur mënyrën sesi do ta përfundojë Champions League, që u ndërpre në muajin mars për shkak të pandemisë së shkaktuar nga emergjenca e Covid-19.

Të mërkurën Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të ratifikojë vendimin e marrë, teksa do të ketë një "Final Eight", pra mes tetë ekipeve çerekfinaliste në Lisbonë nga 12 deri në 23 gusht!

Tetë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale do të ndeshen me një përballje të vetme më 12-13-14-15 gusht, ndërsa gjysmëfinalet do të luhen më 18 dhe 19 gusht, finalja e madhe do të luhet më 23 gusht.

Më herët do të luhen takimet e mbetura të 1/8-ave të kthimit, kur në 7-8 gusht do të luhen Juventus-Lion në Torino, Barcelona-Napoli në “Camp Nou”, Bajern-çelsi në Mynih dge Siti-Real në Mançester.

Finalja e vitit të ardhshëm do të organizohet në Stamboll, ndërsa ajo e vitit 2022 në Shën Pjetërburg.

Aktualisht po luhen pjesët e mbetura të kampionaeve në pjesën më të madhe të Europës.

/NOA.al