Transmetuar më 15-06-2020, 20:49

Tingëllon paksa çuditshëm, pasi jo vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova po shënojnë numrin më lë lartë të personave të infektuar me Covid 19, në një kohë kur në vendet më të prekura gjatë muajve të fundit shifrat kanë rënë dhe shënojnë kuotat më të ulëta.

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 129 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 10 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46 (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), komuna e Prizrenit 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Mazrek, 1 rast Reçan dhe 1 rast Romajë), komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Rahovecit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Rahovec dhe 1 rast Ratkoc), komuna e Pejës 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Pejë dhe 1 rast Buqan), komuna e Vitisë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Skifteraj, 1 rast Pozharan, 1 rast Zhiti dhe 1 rast Sllatinë e epërme), komuna e Gjakovës 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rogovë, 1 rast Gjakovë dhe 1 rast Mejë), komuna e Lipjanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Lipjan dhe 1 rast Rufc i ri), komuna e Drenasit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Sankoc dhe 1 rast Fushticë e poshtme), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Fushë Kosovë), komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Komogllavë dhe 1 rast Ferizaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kmetovc-Gjilan, Glloboçicë-Dragash, Kaçanik, Mogillë-Kllokot, Mamushë, Milloshevë-Obiliq, Likoc-Skenderaj, Maqitevë-Suharekë.

Gjithsej sot janë kryer 385 testime. Ndërkohë nga 18915 testime që janë bërë deri më tani, 1615 janë me Covid-19 janë konfirmuar në Kosovë prej fillimit të pandemisë.

Mbetet e pashpjegueshme kjo rritje e ditëve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë.

/NOA.al