Transmetuar më 16-06-2020, 00:53

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luhen më 12, 13, 14 dhe 15 gusht, gjysmëfinalja më 18 dhe 19 gusht, dhe finalja më 23 gusht, sipas Sky Italia.

Është interesante se shorti për tetë finalistët e Ligës së Kampionëve do të mbahet nga mesi i korrikut, përkatësisht para ndeshjeve të kthimit.

Tani për tani dihet se Atalanta, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain dhe Leipzig janë mes tetë më të mirëve, dhe katër skuadrat e tjera do të dihen pas ndeshjeve Juventus – Lyon, Barcelona – Napoli, City- Real Madrid dhe Bayern – Chelsea.

UEFA gjithashtu ka vendosur të mos ndryshojë orarin e ndeshjeve të kthimit, të cilat do të luhen më 6 dhe 7 gusht, në mënyrë që gjithçka të jetë e rregullt.

Superkupa evropiane është caktuar gjithashtu për 24 shtator në Budapest, ndërsa Stambolli do të presë finalen e Ligës së Kampionëve vitin e ardhshëm, dhe Shën Petersburg në vitin 2022. E gjithë kjo do të ratifikohet nga Bordi Ekzekutiv i UEFA të mërkurën.