Transmetuar më 16-06-2020, 20:17
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, në aksin Mitrovicë – Pejë, konkretisht në fshatin Broboniq.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njofton policia vendase.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Po hetohen shkaqet e aksidentit./noa.al/