FOTO/ Konsiderohej e ardhmja e Francës në Alpinizëm, 16-vjeçarja humb tragjikisht jetën në Alpe
Transmetuar më 16-06-2020, 20:39

Ajo ishte tepër e pasionuar dhe e talentuar pas alpinizmit. Por pasioni i mori aksidentalisht jetën 16-vjeçares simpatike.

Luca Douady gjatë ngjitjes së lirë rrëshqiti nga një shkëmb në Alpe nga një lartësi rreth 500 metra.

Hetuesit besojnë se ajo nuk e kishte bashkangjitur kabllon e saj në një parmak siç duhej.

Douady u pa si shpresë olimpike nga Franca në një sport ku ajo së shpejti synonte për t’u bërë pjesë e ekipeve të para profesioniste dhe alpinizmi pjesë e Lojërave Olimpike.

Ajo ishte kampione botërore për moshën e saj dhe kishte një medalje bronzi në eventet e tjera prestigjoze në alpinizëm.

Alpinistë të shumtë dhe e tëra bota e sportit shprehu ngushëllime për këtë tragjedi.

Douady sapo ishte pjesë e ekipit kombëtar francez të ngjitjes, kishte fituar një medalje bronzi në një event evropian përveç një titulli botëror në kampionatin e të rinjve.

Federata Franceze e Alpinizmit e konsideroi atë si një alpiniste ‘shumë premtuese’ me ‘të ardhme përpara’. ndërsa klubi i saj i quajti humbje të madhe, të një ‘personi të bukur’ dhe një ‘vajze të re plot energji, pasion, talent".

/NOA.al

Loading...