Transmetuar më 16-06-2020, 21:40

Ish-mesfushori i PSG beson se talenti i Francës do të transferohet në "Santiago Bernabeu" në një moment të afërt.

Për Kylian Mbappe bashkimi me Real Madrid është "vetëm një çështje kohe" sipas Jerome Rothen, i cili pretendon se ylli i Paris Saint-Germain e kishte vendosur për të kaluar te gjigantët e La Liga para pandemisë koronavirus.

Mbappe vazhdon të mbetet pranë një prej lëvizjeve më të bujshme të verës në Madrid, ku Zinedine Zidane nuk e mban sekret admirimin e tij për sulmuesin e Kombëtares së Francës.

Talenti 21-vjeçar, i cili u largua nga Monaco për te rivali francez i PSG, për një shifër prej 180 milion euro, me një marrëveshje fillestare huazimi në 2017, është kontraktuar deri në vitin 2022 nga kampionët në fuqi të vendit të tij. Vlera e kartonit të lajtarit aktualisht konsiderohet në shifra rekord.

Mbappe nuk ka dëshirë ta vazhdojë jë të ardhmen e tij në kampionët e Ligue 1, pavarësisht përpjekjeve të mira të klubit. Madje me ndërprerjen dhe mbylljen e kampionatit francez, para se të bëhet pjesë e Real Madrid, Mbappe ka shfaqur një tjetrër pasion apo talent jashtë fushe.

Ai ka bërë publike disa imazhe si kuzhinier, duke treguar se nuk ka më asnjë interes për futbollin në Paris, ndoshta kjo edhe si paralajmërim që të rikthehet në stërvitje me Real Madrid.  /NOA.al