Transmetuar më 17-06-2020, 17:06

Dëshmorët e Kombit duhen nderuar, ashtu siç e meritojnë. Ata u sakrifikuan për lirinë, aq të çmuar, që gëzojnë sot shqiptarët e Kosovës.

Në nderim të tyre, në Podujevë është ngritur një "Kompleksi Memorial".

Krah atij të Kosovës shtet, aty qëndron krenar flamuri kombëtar.

Biznesmeni dhe politikani i njohur Behgjet Pacolli ndau imazhet e kompleksit të sapopërfunduar, kushtuar heronjve të vërtetë të kombit.

"Në fshatin Penuh të Podujevës, Fondacioni “Behgjet Pacolli” financoj projektin “Kompleksi Memorial Penuh” kushtuar deshmorëve të kësaj ane", tha Pacolli.

Fondacionit “Behgjet Pacolli” ky projekt i kushtoj afër 2 milion €.

/NOA.al