Transmetuar më 17-06-2020, 20:01

Luhet sonte në orën 21:00 finalja e Kupës së Italisë.

Ky trofe do të ndahet mes Napolit dhe Juventusit, në një sfidë që do të luhet në kushte si asnjëherë më parë, pa praninë e spektatorëve në stadium.

Dy ekipet janë të etur për ta bërë për vete kupën, me Juventusin që mund të hedhë një hap drejt objektivit për tripletë, dhe Napoli që kërkon të shpërblehet për atë se çfarë ka treguar vitet e fundit.

Juve duket favorite në letër, por përvoja ka treguar se në një finale shanset janë të barabarta.

Nuk dihet nëse do të ketë disa minuta në dispozicion për shqiptarin Elseid Hysaj, që luan me Napolin. /k.k/noa.al/