Transmetuar më 17-06-2020, 20:31

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se janë konfirmuar edhe 77 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 1.833.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 437 mostra, prej të cilave 77 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë),

Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë),

Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë),

Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas),

Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit), Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm),

Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë),

Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin)

Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj)

Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë”, njoftoi IKSHPK.

Në javën e fundit, autoritetet e Shërbeimit Publik në Kosovë shtuan se, "kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private".