Transmetuar më 17-06-2020, 20:34

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Valdet Rama, humbi ditën e djeshme të atin.

32-vjeçari e dha lajmin e hidhur në profilin e tij në rrjetet sociale ku shkruan:

"Të Allahut jemi dhe te ai një ditë të gjithë do kthehemi. Babi jonë i dashur ndërroi jetë me datën 16.06.2020. Bab, na bo hallall , sa të është jeta me jetu do të kujtojmë me mall, me veprat e tua bamirëse. Gjithnjë kemi me u mburrë sa të jetë jeta, babi. S’do të të harrojmë. Të dua pa fund! Allahu i madhëruar na bashkoftë prapë në jetën e përtejme! Allahu i madhëruar te mëshiroftë me xhenetin! Firdaus, Amin".

Mesazh ngushëllimi në adresë të Valldet Ramës ka dërguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ku shkruan:

"Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Valdet Rama! Në këtë moment të vështirë për Valdetin dhe familjen e tij dëshiroj t’i përcjell në emrin tim, por edhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe."-/noa.al/