Goal-line Technology” nis me probleme në rikthimin e Premier League pas 3 muajsh pushimi për shkak të koronavirusit.
Ngjarja e pabesueshme ndodhi pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes Aston Villa-Sheffield United. Portieri i vendasve, Orjan Nyland, kap topin pas një goditjeje dënimi të Norwood, por nuk kontrollon trupin dhe përfundon bashkë me sferën përtej vijës fatale.
Pamjet nuk lënë vend për dyshime: topi ka hyrë tërësisht në portë. Por, arbitri Oliver nuk akordon gol, me shumë mundësi për shkak të një problemi teknik me teknologjinë.
HawkEye kërkoi falje për gabimin, duke e justifikuar me faktin se arbitrit nuk i shkoi njoftimi në orë pasi të 7 kamerat e portës pengoheshin nga portieri dhe mbrojtësi.
“Një pengesë e tillë nuk është vënë re në asnjë nga 9000 ndeshjet e mëparshme ku ka qenë e pranishme teknologjia e vijës së portës”, lexohet në komunikatë.
Takimi përfundoi me rezultatin 0-0.