Transmetuar më 20-06-2020, 14:08

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me zgjedhjet parlamentare në Serbi.

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar”, shkruan Rama.

Ai thotë se bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë.

“Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, shkruan Kryeministri.

Ky reagim vjen pasi partitë shqiptare nga Lugina e Preshevës për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit, marrin pjesë të bashkuar, me një listë zgjedhore. /a.y/noa.al