Transmetuar më 20-06-2020, 17:56

Ky është çasti emocionues, ose momenti kur Heloisa, vetëm tre muajsh u largua nga spitali pasi u shërua plotësisht nga Covid-19.

Vajza e vogël u shwrua në një spital të Brazilit, një ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, dhe qëndroi e shtruar për 26 ditë, ose gati një e treta e jetës së saj dhe madje pwr disa ditw ishte në një gjendje të rëndë për jetën.

Por ajo fatmirësisht reagoi pozitivisht fundjavën e kaluar dhe filloi dalwngadalw të përmirësohet, derisa u shwrua plotwsisht. Nëna dhe gjyshja e saj qëndruan me të në spitalin Sao Goncalo, Brazil. "Ishin ditë dhe netë të vështira … sot po largohemi nga spitali dhe mund t’ju jemi përjetësisht mirënjohës mjekëve".

Punëtorët shëndetësorë krijuan një "tunel", pas daljes së foshnjes nga spitali, për ta duartrokitur atë në rrugën që mori drejt shtëpisë.

Janë këto disa momente dramatike, që po i përjeton bota mbarë në këto muaj të vështirë, pas përhapjes së pandemisë, Covid-19.

/NOA.al