Transmetuar më 20-06-2020, 20:22

Rastet e përhapura me shpejtësi, pas hapjes së vendit, po bëhen edhe më shqetësuese, pothuajse në çdo qytet.  Futbolli në vend pas rikthimit, pritej të përballej me situata të pakëndshme.

Tre lojtarë të ekipit të Shënkollit, ekipi i Kategorisë së dytë, dyshohet se janë infektuar me Covid-19. Ata kanë paraqitur temperaturë dhe janë izoluar, brenda banesave të tyre në Lezhë, në pritje të tamponit.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të klubit.

Ndeshjen e fundit Shënkolli e ka zhvilluar rreth 1 javë më parë në Orikum, çka mund të ngrejë dyshime edhe për të prekur nga kjo skuadër .

Tre lojtarët mësohet se kanë patur kontakte me një ish- futbollist, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid pak ditë më parë.

/NOA.al