Transmetuar më 21-06-2020, 17:23

Shuhet në moshën 17-vjeçare talenti i futbollit Jorge Sanchez Vaka.

Jorge Sanchez Vaka,angazhohej tek klubi i Las Palmas në ligën e dytë spanjolle.

Talenti i të rinjve rinjve të ishullorëve shihej si një premtim për të ardhmen, ndërsa është mbytur dje në kanalin Orellana, së bashku me një tjetër shok 15-vjeçar.

I gjithë komuniteti i futbollit në Spanjë por jo vetëm e ka pritur me trishtim lajmin e hidhur, ndërsa vjen në momentin kur futbolli është rikthyer pas pandemisë së Covid-19.

"Me keqardhje të thellë shpreh ngushëllimet për lojtarin i cili u bashkua me ekipin tonë nga UD Janida. Një ndarje e parakohshme që ka tronditur miqtë dhe familjarët”, shkruan klubi i Las Palmas në faqen zyrtare./noa.al/