Ndërron jetë nga koronavirusi ish-futbollisti i njohur
Transmetuar më 21-06-2020, 20:31

Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare, legjenda e futbollit irakian, Ahmed Radhi.

Radhi u nda nga jeta këtë të dielë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Ahmed Radhi ishte shtruar në spital në Bagdad një javë më parë, ku u testua pozitiv me COVID-19.

Ai la spitalin të enjten kur shëndeti i tij u përmirësua, por ai përmirësimi ishte i shkurtër dhe ai u rikthye në spital në të njëjtën ditë.

Radhi është një nga golashënuesit më të mirë të Kombëtares së Irakut, teksa kishte shënuar golin e vetëm për Irakun në Kupën e Botës së vitit 1986 kundër Belgjikës (1:2)./noa.al/

Loading...